Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje tragtare, pas tetë muaj përballje mes dy partnerëve më të mëdhenj ekonomikë në botë.
Pas negocitave ‘ose bëje ose lëre’ mes Donald Trump dhe Ursula von der Leyen në Skoci, palët janë pajtuar për një tarifë 15% në të gjitha të mirat e BE-së që hyjnë në SHBA.
Kjo përbën gjysmën e masës 30% për të cilën kërcnoi Trump. Ai tha se të gjitha 27 vendet e BE-së do të hapin tregjet për eksportuesit amerikanë me zero përqind tarifa në disa produkte.
Von der Leyen e përshëndeti marrëveshjen poashtu duke thënë se sjell stabilitet për aleatët, që sëbashku kontrollojnë gati tri të katërtat e tregtisë globale.