PADIA Mohoi se është invalid – vëllai i Ekrem Hysenit padit për shpifje Shpejtim Bulliqin

Sipas padisë, Bulliqi ka shpifur publikisht se Hyseni nuk është invalid.

PADIA Mohoi se është invalid – vëllai i Ekrem Hysenit padit për shpifje Shpejtim Bulliqin

Agron Hyseni, vëllai i Ekrem Hysenit, i cili është kandidat për kryetar të Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka paditur për shpifje kryetarin e kësaj komune, njeherit kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e këtij qyteti Shpejtim Bulliqin.

“Me datë 16.09.2025, i padituri Shpejtim Bulliqi, në emisionin ‘Debat Zgjedhor – Gara për Komunën e Podujevës’, në ‘Radio Televizionin 21’, televizion ky publik, me transmetim në gjuhën shqipe duke ju referuar paditësit Agron Hyseni, ka bërë deklarim të pavërtetë se: ‘çfarë invalidi bre’, ‘ku ka qenë invalid’, ‘invalid në Koliq a’’, thuhet në padi.  

Me këto deklarime, sipas padisë, Bulliqi ka shpifur publikisht se Hyseni nuk është invalid.

Por, sipas dokumentit që ka publikuar VOX Kosova, Hysenit i është njohur statusi i invalidit civil të luftës, i cili është lëshuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, më 22 prill të vitit 2014, përmes të cilit atij i ishte njohur e drejta për pension të Invalidëve Civil të Luftës.

Hyseni ka thënë për VOX-in se çfarëdo shume që ta caktojë gjykata për kompensim, do t’ia dedikojë familjeve në nevojë.

Më 16 shtator, në një debat televiziv në RTV21 në mes të kandidatëve për kryetarë të Komunës së Podujevës për zgjedhjet e 12 tetorit, ndodhi një përplasje në mes të kandidatit të LDK-së, Ekrem Hysenit, dhe atij të Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi, kryetar aktual i kësaj komune.

Në një moment gjatë debatit, Hyseni tha se vëllai i tij Agroni, është invalid, kjo nxiti reagimin e Bulliqit, i cili e kundërshtoi këtë fakt. “Po çfarë invalidi bre. Ku ka qenë invalid?”, pati theksuar Bulliqi.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin