BBC i ka kërkuar falje presidentit amerikan, Donald Trump, pas episodit të prerjes së fjalimit të tij të 6 janarit 2021, por refuzoi kërkesat e këtij të fundit për kompenzim.
Korporata ka thënë se videoja e ka dhënë “përshtypjen e gabuar që Presidenti Trump kishte bërë thirrje direkte për veprim violent” dhe ka thënë se nuk do ta shfaqë më programin e 2024.
Avokatët e Trump kanë kërcënuar për padi ndaj BBC me dëmshpërblim 1 miliardë dollarë, nëse korporata nuk distancohet, kërkon falje apo e kompenzon atë.
Sekretarja e kulturës, Lisa Nandy, i ka thënë BBC Breakfast se është shumë e sigurt që korporata “po e kontrollonte situatën me seriozitetin që kërkon”, duke shtuar se roli i saj ishte të sigurohej që “standardet më të larta po zbatoheshin”.









