Presidenca e Kosovës ka paraljmëruar ndjekje ligjore ndaj gazetarit gjerman Micheal Martens i cili në shkrimin e tij, pretendon se Presidentja Vjosa Osmani po përpiqet të marrë një mandat të dytë “në krahë” të Presidentit Amerikan Donald Trump.
Aty përmendet pjesmarrja e Kosovës në “Bordin e Paqes” ku sipas gazetës, ky veprim thuhet se është ndërmarrë pa konsultim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Artikulli gjithashtu pohon se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë ai që ia ka hapur derën Osmanit drejt Trumpit.
Në reagimin e Presidencës në platformën X, këshilltari i presidentes, Rinor Nuhiu, i ka cilësuar këto pretendime si “shpifëse”.
“Shpifja dhe fyerja, akuzat e pabazuara dhe pretendimet e provueshme si të rreme nga Michael Martens (i njohur edhe si Andric1961) i nënshtrohen përgjegjësisë civile dhe penale sipas ligjit gjerman. Presidentja Osmani i hedh poshtë kategorikisht pretendimet e tij shpifëse dhe përhapjen e rrezikshme të dezinformatave. Presidentja po konsultohet me avokatë në Gjermani me qëllim përdorimin e të gjitha mjeteve juridike për të mbrojtur integritetin e institucionit dhe të vendit që ajo drejton”, ka shkruar Nuhiu.
Rinor Nuhiu, këshilltar i Osmanit ka thënë se Presidentja i hedh poshtë kategorikisht këto “pretendime shpifëse”. Shkruan Nuhiu në X.
Në artikullin e gazetarit gjerman Michael Martens, ndër të tjera thuhet se ky kalkulim i Osmanit mund të dështojë.
Artikulli tutje thekson se Osmanit i nevojitet mbështetja e shumicës së Kuvendit të Kosovës, për të siguruar këtë mandat, por këtë nuk e ka. Në mbështetje të kësaj, thekson artikulli, Osmani prej javësh po përpiqet të paraqitet si “Kandidatja e Trumpit”