Pasi për tri herë dështoi Igor Simiç, i cili nuk mori votat e mjaftueshme, Lista Serbe propozoi Zlatan Elek-un për nënkryetar Kuvendi. As ky nuk mori votat në të tri tentativat.

Herën e parë, Elek mori 9 vota për, 52 kundër, 42 abstenime.

Herën e dytë ishin, 9 vota për, 53 kundër, 42 abstenime.

Herën e tretë, Elek mori 9 vota, 53 kundër, 41 abstenime.

Rrjedhimisht, Lista Serbe mund të vazhdojë me propozimin e kandidatëve tjerë për pozitën e nënkryetarit.