Moska ka thënë se duhet të jetë pjesë e çdo diskutimi ndërkombëtar mbi siugurinë e Ukrainës, ndërsa Rusia vazhdon të vonojë thirrjen e presidentit amerikan, Donald Trump, për një takim mes presidentit rus dhe atij ukrainas.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha të mërkurën se Moska duhet të përfshihet në çfarëdo diskutimi mbi garancitë e sigurisë së Ukrainës, duke hedhur poshtë diplomacinë evropiane si “eskalim agresiv” dhe një “përpjekje e dobët për të lëvizur Trumpin”.

“Për të diskutuar garancitë e sigurisë seriozisht pa Rusinë eshte një rrugë drejt askundit”, tha Lavrov gjatë një vizite pune në Jordani.

Lavrov po ashtu tha se Kina, aleati i Rusisë në luftë, duhet të jetë pjesë e garantuesve të sigurisë së Ukrainës – duke e ringjallur kështu një propozim që Rusia e çonte para në negociatat e pranverës së vitit 2022.