Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është fotografuar sërish me zyrtaren e Njësisë Speciale Operative, Marigona Beadini.

Ajo dyshohet se kujdeset për sigurinë e Dejona Mihalit, ndonëse shefja e VV-së nuk ka asnjë pozitë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që Dejona Mihali shihet me këtë zyrtare të Policisë.

Para rreth një viti, kur ishte publikuar një fotografi tjetër, Policia e kishte mohuar se i kishte ofruar siguri Dejona Mihalit.

Përndryshe, në mesin e policëve të Njësisë Speciale të Kosovës që udhëhoqën menaxhimin e turmës në protestën e veteranëve të UÇK-së ishte edhe Marigona Beadini.

Kjo e fundit, në disa video të publikuara, u pa në detyrë, duke urdhëruar lëvizjet e zyrtarëve policorë.