Pa përgjigje Kurti s’tregon nëse do ta dërgojnë emrin e mandatarit te Presidentja

Kurti nuk ka treguar nëse do ta dërgojnë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re te Presidentja Osmani.

Pa përgjigje Kurti s’tregon nëse do ta dërgojnë emrin e mandatarit te Presidentja

Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherit Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është përgjigjur nëse do ta dërgojnë emrin e mandatarit te Presidentja Vjosa Osmani, pasi që nga kjo parti e kanë shpallur të përfunduar procesin e konstituimit të Kuvendit, ndonëse nënkryetari nga radhët e komunitetit jo shumicë serb nuk është zgjedhur.

“Ato janë gjëra të Prishtinës. Atje i diskutojmë ato. Këtu jemi, investimi 11 milionë euro në stadium të futbollit në Suharekë”, tha Kurti për gazetarë pasi mori pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri në Suharekë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, në seancën e së shtunës ka thënë konstituimi i Kuvendit konsiderohet i mbyllur edhe pse një nënkryetar nuk është zgjedhur.

Nga ana tjetër, opozita dhe njohës të çështjeve kushtetuese kanë thënë se pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve nuk mund të konsiderohet i konstituuar Kuvendi. Ndërsa, Presidentja Osmani ka thënë se ekipi ligjor i saj është duke analizuar këtë proces.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin