Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se nuk u takua me askënd në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë vizitës së tij disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti takoi disa kongresistë dhe senatorë amerikanë nga radhët e demokratëve dhe republikanëve.
Ndryshe, ambasada e ShBA-ve në Kosovë, më 12 shtator, njoftoi se Uashingtoni ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e kryeministrit Kurti.









