Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) do të vazhdojnë edhe sot grevën e përgjithshme, për shkak të mosekzekutimit të pagave.

Nga sindikata e punëtorëve të RTK-së kanë bërë të ditur se nuk do të ketë edicion të lajmeve në orën 11:00 dhe 13:00.

“Nëse dikush përjeton presion, ndërhyrje apo tentativa për ta bojkotuar grevën, ju lutemi na shkruani menjëherë në email-in zyrtar. Ligji Sindikal dhe ai për Grevat e ndalojnë rreptë çdo lloj presioni ndaj punëtorëve. Çdo rast do ta raportojmë te organet e rendit”, thuhet në njoftim.

Sindikata ka bërë me dije se greva do të vazhdojë deri në alokimin e buxhetit për RTK-në.