As Partia Demokratike e Kosovës e as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku do të diskutohet për çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Për VOX Kosova, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arian Tahiri, tha se është qëndrim i partisë mospjesëmarrja në këtë seancë.
Ndërkaq, Besnik Tahiri nga radhët e AAK-së ka thënë se ftesa për këtë seancë është jo-serioze dhe “spektakël politik” dhe se subjekti i tij nuk do të jetë i pranishëm në sallë.
Në Kuvendin e Kosovës, pasditën e kësaj së hëne do të mbahet seancë me një pikë të vetme: Diskutime për çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Mospjesëmarrjen më herët gjatë ditës e ka konfirmuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës përmes kryetarit, Lumir Abdixhiku.









