“Jo të gjitha pozitat shtetërore mund t’i takojnë një partie”, tha Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit që pati me Kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Ai shton “s’ka rrethanë të re politike”, nga bisedimet me të parin e Qeverisë në lidhje me çështjen e Presidentit. Para mediave të pranishme në takim, lideri i LDK-së tha se me Kurtin “nuk është diskutuar as për emra konkret për Kryetarin e shtetit”.
“Diskutuam për afatet kohore. Kemi më pak se dy javë kohë për të gjetur një konsensus dhe për të arritur një marrëveshje eventuale. Në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje. Zgjedhjet nuk i do askush, as Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha ai.
Ai shtoi se në ditët në vijim do të takojë edhe liderët e dy partive tjera opozitare, PDK-në dhe AAK-në për të marrë edhe qëndrimet e tyre.








