Nëse veç se është konfirmuar se Nicholas Maduro është ndaluar dhe është larguar nga vendi, vëmendja e publikut tani do të kthehet drejt kush do të udhëheqë Venezuelën, shkruan një artikull i CNN.

Siç duket, më nuk do të ketë sulme dhe Donald Trump, president amerikan, do ta konsideronte veten të kënaqur me largimin e Maduros. Por kjo ngre një pyetje a do të mbesë Chavismo në pushtet pa Maduron?

Nëse Chavismo mbetet në pushtet, janë tri figura që duhet ndjekur për së afërmi: zëvendës-presidentja e vendit, Delcy Rodriguez, ministri i brendshëm, Diosdado Cabello dhe ministri i mbrojtjes, Vladimir Padrino.

Të tre kanë dalë në televizor vetëm pak orë pas sulmeve dhe mund të pretendojnë lidership.

Padrino dhe Cabello kanë influencë të konsiderueshme në ushtri, e cila mund të vazhdojë të qëndrojë besnike ndaj cilitdo. Roli i forcave të armatosura në këtë situatë është kryesori në përcaktimin e lidershipit të ri.

E panjohura tjetër e madhe është se çfarë do të bëjë opozita, e udhëhequr nga nobelistja Maria Corina Machado. Që nga zgjedhjet e korriku të vitit 2024, opozita po kërkon ndryshim real politik dhe mund të mos jetë e kënaqur me vetëm largimin e Maduros nga pallati presidencial.