Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka dalë nga ambientet e Gjykatës së Posaçme pas më pak se një ore brenda këtyre ambienteve.
Mediat shqiptare raportojnë se seanca për numrin dy të qeverisë së Edi Ramës do të shtyhet për dy orë, pasi avokatët kanë kërkuar të njihen me aktet.
Balluku nuk ka dhënë asnjë koment as duke hyrë as duke dalë nga gjykata.
Para saj, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, si dhe Erald Elezi, drejtues i KESh, dhe Gentian Gjyli, drejtues i ARRSH.
Kujtojmë se dy ditë më parë GJKKO vendosi për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Balluku, me arsyen që e njëjta bashkë me Elezin dhe Gjylin mund të prishin a asgjësojnë provat. Gjykata po ashtu vendosi masë ndalimi për udhëtime jashtë vendi për kryetaren e socialistëve në Qarkun e Fierit.









