Me 6 vota për dhe 1 kundër, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar kandidaturat e pesë prokurorëve që do të vazhdojnë garën për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Sipas vendimit të KPK-së, kandidatët që kanë aplikuar dhe i kanë përmbushur kriteret e përcaktuara për këtë pozitë janë:
Atdhe Dema, prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;
Naim Abazi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;
Rafet Halimi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;
Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit;
Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Që pothuajse pesë vite, shteti i Kosovës ka funksionuar pa një Kryeprokuror fuqiplotë pasi që pushteti aktual në krye me Albin Kurtin, e kishin refuzuar dekretimin e Blerim Isufajt, Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të marr këtë pozitë, ndonëse ishte propozuar nga anëtarët e kaluar të Këshillit Prokurorial të Kosovës.









