Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, është renditur i pari në garën për kreun e kësaj komune në zgjedhjet lokale që janë mbajtur këtë të diele.

Sipas një EXIT POLL-i të UBO-së i publikuar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Hyseni ka marrë 48.1 për qind duke lenë mbrapa kundër kandidatin nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbër Ismajlin i cili ka marrë 36.1 për qind.
I treti është renditur kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Riad Rashiti me 12.9 për qind të votave.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej të cilëve, 43 mijë e 993 janë votues nga diaspora.
Subjektet e certifikuara nga KQZ, 91 në total, në garë për kryetar komune kanë vendosur 206 kandidatë. Ndërkaq, për Asambletë Komunale mbi 5 mijë e 400 kandidatë.