E shtuna e 04 prillit do të jetë dita e fundit e Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës. Në fund të kësaj jave, asaj edhe zyrtarisht i skadon mandati në krye të shtetit. Për një periudhë kohore pozitën e saj pritet ta marrë Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Vjosa Osmani nuk është as kandidate për një mandat të dytë, pasi që partia me të cilën ajo fitoi zgjedhjet në vitin 2021 dhe nga votat e së cilës u zgjodh Presidente, nuk e propozoi sërish. Vetëvendosje, tash ka kandidatë Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun.

Javën e kaluar më 25 mars, Gjykata Kushtetuese rrëzoi Dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, gjersa konstatoi se deputetët kanë në dispozicion 34 ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.