Përplasjet mes pozitës dhe opozitës kanë vazhduar sot në Kuvendin e Kosovës, edhe pse nuk ka seancë të thirrur për vazhdimin e procesit të konstituimit.

Gjatë qëndrimit të deputetëve në sallën e Kuvendit, ka pasur përplasje verbale mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës.

Donika Gërvalla është përfshirë në debat, ndërsa në një moment i është ndërprerë fjala teksa deputetë kanë thirrur “UÇK, UÇK”.

Përplasje ka pasur edhe mes deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, dhe deputetit të LVV-së, Azem.

Gruda i është drejtuar atij me akuza lidhur me dërgimin e dosjeve në Hagë, referuar ne deklaratat e Donika Gervalles, e cila deklaritivisht pranonte se ka derguar dosje.

“Ti ke çu dosje. Ti ke çu dosje. Kush është në burg? A je ti a Hashim Thaçi? Kush është në burg, a ti a Hashim Thaçi? Marre me të ardhë. Marre me të ardhë. Hashim Thaçi është në burg, jo ti. Marre, marre…”, ka thënë Gruda.

Përplasje tjetër ka pasur mes deputetes së LVV-së, Albulena Haxhiu, dhe deputetes së PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku e ka akuzuar Haxhiun dhe pushtetin për bllokim të institucioneve.

“Nuk është situatë normale, zonja Haxhiu. Kosova është pa institucione. Qe dy vite. Ju jeni tu e prish shtetin”, ka thënë Çitaku.

Haxhiu i është përgjigjur shkurt.

“Për mua situata është shumë normale”, ka deklaruar ajo.

Përplasjet vijnë në kohën kur Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituuar, ndërsa partitë politike nuk kanë arritur marrëveshje për Presidentin e VV-ja, instiston se nuk e therret seancen konstituive.