Glauk Konjufca, numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, i është kthyer zanatit të vjetër të përdorimit të gjuhës denigruese kundër partive të ish-opozitës.

Pak ditë pasi tha se ai dhe partia e tij kanë reflektuar rreth gjuhës përçarëse që kanë përdorur herërat e kaluara, ai u lëshua përsëri në një gjuhë të ulët gjatë një tubimi elektoral në Ferizaj.

“Tokë të zezë kemi me i bo”, i thotë Konjufca një qytetari që fillimisht i thotë ish-kryetarit të Kuvendit “shpresoj se kemi me i palu këta”.