Në ora 22:00 në Kuvendin e Kosovës, sot(e enjte, 05 mars) do të nisë një seancë e re me një pikë të vetme të rendit të ditës: Zgjedhja e Presidentit të Kosovës. Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi nga Parlamenti.

Paraprakisht, dështuan të votoheshin amandamentet për ndryshime kushtetuese, përmes së cilave do të mundësohej zgjedhja e Presidentit përmes votës së popullit.

Kandidati i vetëm i zyrtarizuar nga ana e Vetëvendosjes është Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.