Tejkalim të bllokadës politike dhe përparim të prekshëm në dialogun me Serbinë ka kërkuar Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, pas takimit që ka pasur me Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, të martën.

“Tani është koha për të kapërcyer ngërçin politik, për të çuar përpara reformat dhe për të bërë përparim të prekshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me Serbia”, ka shkruar Stocker më plaftormën X.

Ai ka thënë se Kosova është një partnere “e rëndësishme për Austrinë dhe Evropën, dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim plotësisht rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian”.

“Një e ardhme e qëndrueshme evropiane për Ballkanin Perëndimor mbetet objektivi ynë i përbashkët”, potencoi ai ndër të tjera.