Nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” sot nuk kanë shkuar në mësim për shkak të gjendjes alarmante në të cilën ndodhen klasat e kësaj shkolle.

Ky bojkot është bërë si shenjë revolte e prindërve ndaj kushteve të rënda në shkollë.

Madje, disa prej tyre kanë vendosur të mbledhin vetë mjete financiare për të nisur renovimin, me theks të veçantë në pastrimin e klasave dhe të disa banjove.

Iniciativa e prindërve.

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë është pikërisht institucioni arsimor nga i cili Vjosa Osmani, në kohën kur ishte presidente e Kosovës, kishte larguar vajzat e saj. Këtë vendim, siç kishte deklaruar vetë, e kishte marrë për shkak të gjendjes së rëndë infrastrukturore dhe banjove që kundërmonin.

Ndërkohë, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë, përmes një reagimi në Facebook, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka arritur marrëveshje me sindikatën e punëtorëve grevistë, ndërsa puna e rregullt pritet të rifillojë gjatë javës së ardhshme.

Gjendja në një nga klasat.