ORA E FUNDIT KQZ nis shpërndarjen e materialeve për zgjedhjet e 12 tetorit

Elezi ka bërë të ditur se për këtë raund votimesh janë shtypur rreth 3.6 milionë fleta të votimeve.

ORA E FUNDIT KQZ nis shpërndarjen e materialeve për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar shpërndarjen e materialeve zgjedhore për votimet e 12 tetorit. Mes të tjerash, në këto materiale gjenden edhe fletëvotimet për kryetarë komunash e asamble komunale.

Fillimisht, siç ka bërë me dije zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, materialet po grumbullohen në Qendrat Komunale të Numërimit e më pas mëngjesin e së dielës do të shpërndahen në secilën Qendër Votimi.

“Këto materiale zgjedhore vendosen në Qendrat Komunale të Numërimit, të në çdo komunë të vendit dhe nga aty, të dielën në mëngjes do të shpërndahen në Qendra të Votimit”, tha ai.

Elezi ka bërë të ditur se për këtë raund votimesh janë shtypur rreth 3.6 milionë fleta të votimeve, pra diku nga 1.8 milionë për kryetarë komunash dhe kuvende komunale respektivisht.

“Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për raundin e parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe për Kuvendet Komunale janë shtypur mbi 3.6 milionë fletëvotime, nga 1.8 milionë për secilin lloj të zgjedhjeve”, shtoi Elezi.

Institucioni kryesori i zgjedhjeve u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime në mënyrë që të kontribuojnë në mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit zgjedhor.

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos