Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me rreth 94% të vendvotimeve të procesuara, 736 mijë e 992 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës apo 36,86 për qind deri në orën 17:00, për zgjedhjet e parakohshme nacionale.  

Mbi 2 milionë qytetarë do të kenë mundësinë të vendosin për përbërjen e legjislaturës së re të Kuvendit në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Këto janë zgjedhjet e treta që zhvillohen këtë vit në Kosovë.

Fillimisht u mbajtën zgjedhjet nacionale më 9 shkurt, por partitë nuk arritën të krijojnë institucionet e reja të dala nga këto zgjedhje, më pas u mbajtën zgjedhjet lokale – rundi i parë më 12 tetor dhe rundi i dytë më 9 nëntor.