566 mijë e 206 qytetarë kanë votuar deri në ora 17:00, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që janë duke u mbajtur në Kosovë këtë të diel.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani kanë votuar 28.89 për qind e qytetarëve.
Nëse krahasohet me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, kanë votuar rreth 10 për qind për qind më pak.
Në zgjedhjet e kaluara në orën e njëjtë kishin votuar 38.63 për qind e qytetarëve.










