401 mijë e 337 qytetarë kanë votuar deri në ora 15:00, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që janë duke u mbajtur në Kosovë këtë të diel.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani kanë votuar 20.48 për qind e qytetarëve.

Nëse krahasohet me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, kanë votuar rreth 9 për qind për qind më pak.

Në zgjedhjet e kaluara në orën e njëjtë kishin votuar 29.29 për qind e qytetarëve.