Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me rreth 97% të vendvotimeve të procesuara, 573 mijë e 694 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës apo 28,70 për qind deri në orën 15:00, për zgjedhjet e parakohshme nacionale.
Mbi 2 milionë qytetarë do të kenë mundësinë të vendosin për përbërjen e legjislaturës së re të Kuvendit në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Këto janë zgjedhjet e treta që zhvillohen këtë vit në Kosovë.
Fillimisht u mbajtën zgjedhjet nacionale më 9 shkurt, por që partitë nuk arritën të krijojnë institucionet e reja të dala nga këto zgjedhje, dhe më pas zgjedhjet lokale – raundi i parë më 12 tetor dhe raundi i dytë më 9 nëntor.









