Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me rreth 93% të vendvotimeve të procesuara, 345 mijë e 101 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës apo 17.26 për qind deri në orën 13:00, për zgjedhjet parakohshme nacionale.  

Mbi 2 milionë qytetarë do të kenë mundësinë të vendosin për përbërjen e legjislaturës së re të Kuvendit në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Këto janë zgjedhjet e treta që zhvillohen këtë vit në Kosovë.

Fillimisht u mbajtën zgjedhjet nacionale më 9 shkurt, por që partitë nuk arritën të krijojnë institucionet e reja të dala nga këto zgjedhje, dhe më pas zgjedhjet lokale – raundi i parë më 12 tetor dhe raundi i dytë më 9 nëntor.