Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është shprehur optimist se Kuvendi i Kosovës do të konstituohet sot (e premte), derisa ka theksuar se shumë shpejt Albin Kurti do të jetë përsëri Kryeministër, për herë të tretë.

“Së shpejti do ta kemi Albin Kurtin kryeministër për herë të tretë. Prej nesër do të nis të rrjedhë afati për formimin e Qeverisë, sepse sot do të kemi Kuvend të konstituuar”, deklaroi Konjufca para në prag të fillimit të seancës konstituive.

Ai ka bërë të ditur se partia ku ai bën pjesë nuk do ta votojë asnjë kandidat të Lsitës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

“Pas këtij aktgjykimi të plotë të Gjykatës Kushtetuese u bë e qartë se nuk ka kurrfarë te drejte te vetos të askujt në konstituimin e Kuvendit – ky është përfundimi i parë i rëndësishëm. I dyti i rëndësishëm është që të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm që të votojnë. Dhe i treti është që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kurrëfarë vote për Listën Serbe”, potencoi ai.