Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka pranuar se gruaja e tij është pronare e një kompanie që merret me energji elektrike, por tha se e njëjta “nuk ka veprimtari tregtie”. Në pyetjen e gazetarit të VOX Kosova, Abdixhiku tha se kjo çështje “nuk është temë”.

“Ja, jo. Nuk ka kompani të tregtimit të rrymës, është e pavërtetë…Nuk ka tregtim të energjisë elektrike. Gabim e keni. Është kompani elektrike, po jo për tregti. Është licencë e veçantë, kuptoni. S’është temë kjo”, tha Abdixhiku.

Kjo që tha i pari i LDK-së, megjithatë demantohet nga dokumentet zyrtare. Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, kompania “Ampera SH.P.K”,është e listuar edhe si operator ekonomik që për veprimtari ka tregtimin me energji elektrike. Bashkëshortja e Abdixhikut, Albina Kastrati – Abdixhiku, aty ka 25 për qind të aksioneve.

DOKUMENT: