Me 93.47 për qind të votave të numëruara Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë vetëm 1 mijë e 747 vota.
Sipas rezultateve te publikuara nga KQZ, PSD, që garoi me sloganin “Opozitë përnime”, ka marrë 0.27 për qind të votave.

Nga këto vota të numëruara, Vetëvendosje ka marrë mbi 43 për qind të votave. E dyta renditet PDK-ja me mbi 20 për qind të votave.
Partia e tretë është LDK-ja me rreth 18 për qind të votave, ndërsa AAK-ja e katërta me rreth 8 për qind të votave.









