Një gjykatë turke ka lëshuar një urdhër-arrest të ri për kryebashkiakun e burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu, mbi dyshimet për “spiunazh politik”, duke shënuar kështu edhe një shtypje të paprecedentë ndaj kundërshtarëve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Nuk është e pazakontë që gjykatat turke të lëshojnë urdhër-arreste formale për njerëz në paraburgim kur fillon ndonjë hetim i ri. Kritikët thonë se gjykatat janë të politizuara, një pretendim i mohuar nga qeveria që pretendon se ato janë të pavarura.
Disa analistë kanë thënë se lëvizja kundër Imamoglu-t, rivali kryesor politik i Erdoganit, mund të çojë në një skenar ku shteti merr kontrollin e komunës së Stambollit, qytetit më të madh të Evropës.
Akuza për spiunazh shënon një eskalim të presionit tashmë një-vjeçar mbi partinë kyresore opozitare Partia Popullore Republikane (CHP).









