Partia Demokratike e Kosovës edhe këtë të premte ka mbajtur aksion para Qeverisë. Deputetët e këtij subjekti janë mbledhur para objektit të ekzekutivit, në shenjë revolte për mos thirrjen e seancës konstituive nga Vetëvendosje dhe kryesuesi i seancës, që vjen nga kjo parti, Avni Dehari.

“Edhe sot jemi para Qeverisë për t’i thënë Albin Kurtit dy gjëra: E para: në këtë ndërtesë je uzurpator. E dyta: eja në Kuvend që ta konstituojmë atë. Hape rrugën për funksionimin e institucioneve”, ka shkruar kjo parti në një komunikatë për media.

Një veprim të njëjtë, PDK-ja e realizoi edhe gjatë së enjtes. Ajo bllokoi derën e Qeverisë për më shumë se një orë, por Albin Kurti nuk u paraqit.