Ndonëse në mënyrë anti-kushtetuese, për herë të katërt, Albin Kurti, është votuar si Kryeministër i Kosovës në seancën e së dielës.

Ai mori 62 vota për 8 vota kundër dhe asnjë abstenim.

Kurti 4 ka të gjithë kabinetin që e pati Qeveria e tretë e tij. Pra, të gjithë zëvendëskryeministrat dhe ministrat janë ata që kanë qenë në Qeverinë e kaluar.

Në seancë ishin të pranishëm vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të Listës Serbe dhe komuniteteve joshumicë joserb.

Ata të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës nuk morën pjesë.

Këto zhvillime po ndodhin pasi që Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ndonëse pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, e shpalli të konstituuar Kuvendin në seancën e së dielës.