Një këshillë, para se të lexoni këtë artikull, shikojeni videon e Përparim Ramës në këtë link:

https://www.facebook.com/share/v/1DxFYvNzwm/?mibextid=wwXIfr

Prishtina është shpallur disa herë – qytet kancer -, apo me kancer. Qytet që nuk arrin të zhvillohet dhe as të liroj rrugë, për veten. Qytet që e ngulfat qytetarin e saj.

Por edhe pa këtë karakteristikë, ne po e hamë, çdo milimetër të tij me beton.

Po e masturbojmë vetë Prishtinën, në Prishtinë: me ne, të frustruar, shpirtngushtë, klanor, e partiakë.

Në të vërtetë, po e krahasuam me telefoninë tonë, me postën, siç e quanim në fëmijërinë tonë, në Prishtinë, kjo është e njëjta gjë. Disa “revolucionar” e rrënuan tregun prë shitjen e kësaj kompanie me protestat e tyre. Dhe në duar tona, është, sot, një prej dështimeve më të mëdha. Sipas përvojës së përdorimit të  saj.

Po ashtu RTK, ishte një nga asetet e Prishtinës, e cila mbulonte tërë Kosovën, dhe kuvendi, me abuzimin e buxhetit të saj, me abuzimin e pushtetit mbi atë, e cila u shkatërrua deri në pakthim. Deri në një tumor të këtij qyteti.

Shqiptarët, në kohën e UNMIK-ut, ishim të njohur për punëtorë, për njerëz me vullnet të çeliktë, por në fund na dilte, gjithnjë gabim. Ndoshta nga të provuarit për të bërë diçka të mirë, por gjithmonë në të njëjtën mënyrë.

Çka ka mbetur nga Prishtina, sot? Skendërbeu i kopjuar nga Tirana.

Katedralja e cila duhet të mbronte shqiptarët nga dyndjet religjioze në popull, e ndoshta edhe nga përçmimet prej Serbisë, e të tjerëve.

Dhe, ajo që do ta shohim pas ndonjë viti: rrënimi i Prishtinës, me ndërtimin e egër të ndërtesave kudo dhe sido.

Dhe këtu do të bëja një pyetje, me përpjekjen për të qenë e drejtë: çka po bën arkitekti me famë botërore, në postin e kryetarit të komunës së Prishtinës.

Është një aksident, ndërmjet mentalitetit tonë shpirtngushtë, dhe të izoluar, me kulturën e punës së Përparim Ramës si kryetar i komunës së Prishtinës.

Ka mijëra foto të njerëzve që kanë kaluar ndanë ndonjë grumbull mbeturinash, e edhe problemeve tjera të Prishtinës, dhe kanë vendosur se ky kryetar nuk vlen.

Ka mijëra foto e përpjekje, të kalimtarëve të Prishtinës, që e kanë parë si po “degradon” Prishtina nën udhëheqjen e tij.

Ka mijëra banalitete që kalojnë nëpër zhargonin e kalimtarëve të Prishtinës, që e përfshijnë Ramën.

 Por do të shtroja një pyetje këtu: pse, pse po ndodhë kjo?

Le ta marrim shembull këtu sheshin, e miratuar nga qeverisja e Prishtinës dhe Kosovës, që sheshi i Prishtinës të jetë prej ndërtesës së kunvendit e deri te rrethrrotullimi në ish shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë.

Paradoksi i të menduarit shpirtngushtë: ndërsa çdo shesh, në çdo vend të botës, quhet shmangie e betonit, dhe gjelbërimit, në Prishtinë, kjo quhet në të kundërtën e saj: betonizim.

Më tutje, shumë nga qytetarët e Prishtinës ankohen për ngarkim të trafikut. Me Ndërprerjen e komunikacionit, dhe pritjen në automjetet e tyre në kolona, ndërsa ka autobusë, e taksi kudo që kërokon në Prishtinë.

Më tutje, Ulpiana, lagja më e planifikuar në Prishtinë, është bërë së fundmi arenë mbrojtjeje të Prishtinalive.

Unë dhe bashkë me Përparimin jemi rritur në Ulpianën, lagjen e Prishtinës, në fund të viteve shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë të shekullit të kaluar.

Parku i kësaj lagjeje, përveçse është një paradoks arkitektonit (është park e rrethuar nga rrugët e trafikut të veturave), është një relikt i improvizimit të jetës sonë, dhe të paradoksit tonë të pranimit të tij, derisa nuk u bë i famshëm nga debati.

Mirëpo, në këtë debat, ky paradoks është pikërisht thelbi i anës që do të mbrojë veten nga vetja.

Nisja, prej komenteve “është dështak, mos i besoni”, “është i korruptuar”, “është i dhënë pas korrupsionit”, a nuk flasin për vetë neve. A nuk janë vetë diskursi ynë, publik dhe i brendshëm, dhe vetë psikologjia jonë.

Në gjuhë të huaja, thuhet shpesh për njerëzit si ne: të prirë për të parë të keqe. Për të ta nxjerrë të keqen. Pse të mos pyetemi: mos jemi nën dhunën e mentalitetit tonë të traumatizuar nga lufta dhe mungesa e një ndjenje organizimi, për të mos parë jashtë monokromacisë së ankthit të shoqërisë sonë nga përpirja prej këtij kanceri të Prishtinës.

Përparim Rama njeh disa qytete, sikur që e njeh edhe Prishtinën.

Po ne, cilat qytete njohim?

Njeriu duhet të jetë nën ankth të tmerrshëm për të menduar si mendohet sot në Prishtinë.

Por, antidoti i ankthit, janë bagerët e po të njëjtit Përparim Rama, që i shohim çdo mëgjes duke kryer punë.

Duke ndërtuar, dhe duke rindërtuar Prishtinën, jo vetëm tonën, por edhe të tij.

Qëndrimet e shprehura në këtë tekst janë qëndrime personale të autorit dhe nuk përfaqësojnë qëndrimet e redaksisë së Vox Kosova.