Gazmend Bleta, dëshmitari kryesor i natës kritike të 7 korrikut ka dhënë detaje ekskluzive për rastin e vdekjes tragjike të Agon Zejnullahut.
Në një intervistë dhënë Vox Kosovës, Bleta ka treguar fjalët e viktimës gjatë kohës që pesë policë e kishin mbërthyer Agonin dhe ia kishin vënë gjurin në qafë.
“Agoni ka thanë lemni Rahat se s’kam ba kurgjo. Ka thirrë ‘oj nanë çka m’bani’. Ka thanë që s’muni me ma laku, edhe ka përmend diçka sigurim në diskoteka që ka punu”, ka thënë Bleta.
Në lidhje me rastin e vrasjes së Agon Zejnullahut po hetohen pesë policë.
Të njëjtit janë arrestuar e më pas janë dërguar në paraburgim me kërkesë të Prokurorisë e aprovim të Gjykatës.
Apeli ndërkaq më vonë ua ndërpreu atyre masën e paraburgimit duke i lënë të mbrohen në liri.








