Presidenti rus, Vladimir Putin, po kërkon që Ukraina të heq dorë nga e gjithë lindja e rajonit të Donbasit, anëtarësimi për t’u bashkuar në NATO, të qëndrojë neutrale dhe të mbajë trupat perëndimore jashtë shtetit, tri burime të afërta me Kremlinin kanë thënë për Reuters.
Presidenti rus dhe presidenti amerikan kaluan gati tri orë së bashku në Alaska për të diskutuar si do të dukej një kompromis mbi Ukrainën, sipas burimeve që kërkuan anonimitet për dhënien e këtyre informatave të ndjeshme.