Ka përfunduar numri i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta në Prishtinë.
Hajrulla Çeku, kandidati i VV-së, ka arkëtuar 60% apo 82 vota prej atyre me kusht, ndërkaq Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka marrë 54 vota apo 40%.
Ndërsa, sa i përket votave të personave me nevoja të veçanta, Rama ka marrë 108 vota apo 61% e Çeku 68 vota apo 39%.









