Me rreth 15 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 38.68 për qind të votave.
Sipas të dhënave të publikuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më tani, Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22.53 për qind.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.85 për qind, dhe e katërta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 9.71 për qind.










