Janë numëruar 12.24 për qind e votave. Nga rezultatet e deritanishme të publikuara në KQZ, prin Vetëvendosje me 46,18 për qind,  PDK e dyta me 19,73 për qind, e treta LDK me 13,36 për qind, AAK 7,49 për qind dhe Nisma 1,87  për qind.

Sipas të dhënave të përgjithshme të daljes në zgjedhje, janë në total rreth 900 mijë votues që kanë votuar sot apo 45 për qind.

Në total, numri i votuesve në lista sipas KQZ-së është 1 milion e 999 mijë.