Në komunën e Teracës – komunë e banuar me shqiptarë në Maqedoni të Veriut – janë numëruar 100 për qind të votave dhe Daut Memishi i koalicionit VLEN ka fituar pa balotazh.

Ai ka marrë 54.60 për qind, apo 5 mijë e 247 vota. Ndërsa, kundërkandidati i tij nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Nazmi Taipi, ka grumbulluar 40.11 për qind, apo 3 mijë e 855 vota.

Kjo është komuna e parë shqiptare ku janë numëruar 100 për qind të votave.