Me numërimin e votave të diasporës – proces që është duke vazhduar – Lëvizja Vetëvendosje ka fituar edhe 5 deputetë, duke shkuar në 53 deputetë.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.

Deri më tani janë numëruar 96.41 për qind e votave me postë. Ky proces pritet që të përfundojë këtë të mërkure.

Po ashtu, të mërkurën pritet që të fillojë dhe përfundojë procesi i numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.

Sipas rezultateve të përmbledhura, VV ka marrë 47.08 për qind të votave, apo 376 mijë e 226 vota, PDK 19.49 për qind, apo 155 mijë e 754 vota, LDK 16.74 për qind, apo 133 mijë e 799 vota dhe AAK 6.73 për qind, apo 53 mijë e 780 vota.