Kur janë numëruar 98.40 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e qartë e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit. Sipas rezultateve zyrtare nga KQZ, VV ka marrë 49.52 për qind të votave.
E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.11 për qind të votave, e treta Lidhja Demokratike të Kosovës me 13.65 për qind dhe e katërta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.69 për qind.
Ndërsa, Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt ka marrë 1.73 për qind të votave, rezultat i cili e lë jashtë Parlamentit të Kosovës.









