Rusia ka lëshuar qindra dronë dhe raketa drejt perëndimit të Ukrainës gjatë natës në një nga bombardimet më të rënda në javët e fundit, njoftojnë zyrtarë ukrainasë.
Ministri i jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka thënë se sulmet kanë nënvizuar se pse përpjekjet diplomatike për ta ndalë luftën dhe për sisteme më të fuqishme për mbrojtje ajrore janë “kritike”.
Sulmi ka ndodhur ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka rekomanduar Zvicrën, Austrinë ose Turqinë si vende të mundshme për bisedime potenciale për paqe me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Shpresa për një takim trilateral të ndërmjetësuar nga SHBA-të lindi kur Presidenti amerikan, Donald Trump, u takua me Putinin në Alaska, para se ta mirëpriste Zelenskyn dhe liderët e tjerë evropianë në Shtëpine e Bardhë.
Zelensky ka shprehur gatishmërinë e tij për ta takuar Putinin në “çfarëdo formati”.