Protestuesit, të cilët janë mbledhur para hyrjeve të Kuvendit të Kosovës, kanë refuzuar të largohen nga këto hyrje.

Siç raportojnë gazetarët që janë në terren, protestuesit kanë thënë se do të qëndrojnë aty derisa ky Ligj për Specialen të kalojë edhe në lexim të dytë.

Ata, që prej mëngjesit, kanë kërkuar nga të gjithë deputetët e Kuvendit që të votohet ky ligj.

Pos të tjerash, ata janë përplasur edhe me zyrtarë të Policisë së Kosovës, pasi kanë tentuar t’i ndalin disa deputetë të dalin nga objekti i Kuvendit.