Flamuri i Ukrainës është hequr nga sheshi i Prishtinës, pas deklaratave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Serbi.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Kosova duhet të respektohet dhe se çdo qëndrim që nënçmon shtetësinë e Kosovës nuk mund të kalojë pa përgjigje.
Rama ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të tregojë solidaritet me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim, por ka shtuar se asnjë kauzë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj.
Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa deklaratat e fundit të Zelenskyt në Serbi që i thotë Vuçiçit se qëndron në mendim të njëjtë kanë nxitur reagim në Prishtinë.
“Por asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj.” ka shkruar Rama.









