Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Ukraina duhet të zgjedhë një president të ri, duke kritikuar Volodymyr Zelenskyn për kundërshtimin e marrëveshjes SHBA-Rusi për eksportin e naftës.
Trump i kërkoi Zelenskyt të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, duke pretenduar se ato po krijojnë probleme në tregun global të energjisë. Sipas tij, Ukraina ka pasur disa mundësi për të arritur një marrëveshje me Rusinë, por nuk i ka shfrytëzuar ato.
Marrëveshja e njoftuar nga Trump parashikon pezullimin e përkohshëm të sanksioneve ndaj eksporteve ruse të naftës deri më 7 prill. Zelensky e kundërshtoi këtë vendim, duke paralajmëruar se të ardhurat shtesë do t’i mundësojnë Moskës të financojë luftën dhe të blejë pajisje të reja ushtarake.
Edhe Bashkimi Evropian kundërshtoi lehtësimin e sanksioneve. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Kaja Kallas, deklaroi se nuk është koha për të ulur presionin ndaj Rusisë.
Ndërkohë, zgjedhjet në Ukrainë mbeten të pezulluara për shkak të ligjit ushtarak, të vendosur pas nisjes së pushtimit rus në vitin 2022.









