Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pritet ta ndryshojë emrin e Departamentit të Mbrojtjes në Departamentin e Luftës në një përpjekje për ta ribrenduar agjencinë shtetërore me një imazh më të fuqishëm.

Ndryshimi i emrit pritet të hyjë në efekt me një urdhër ekzekutiv të premten, bazuar në raportimet e Associated Press, që ka cituar zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë të afërt më këtë çështje.

Departamenti i Luftës do të bëhet emri sekondar i Departamentit të Mbrojtjes deri sa veprime legjislative mund ta kthejnë këtë emër të përhershëm, bazuar në një dokument ende të pa publikuar.

Sekretari i mbrojtjes, Pete Hegseth, shkroi “DEPARTAMENTI I LUFTËS” në një postim në rrjetet sociale mbi një lajm që raportonte për ndryshimin.

DEPARTMENT OF WAR https://t.co/uyAZGiklRi

— Pete Hegseth (@PeteHegseth) September 4, 2025
Postimi i Peter Hegseth në rrjetin social X.

Hegseth nuk ka bërë ndonjë koment tjetër.

Trump kishte thënë se një ndryshim i emrit do tu kujtonte njerëzve për fitoret e kaluara të SHBA-ve në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, kur ky shtet po lindte si një superfuqi.

“Të gjithë e pëlqejnë faktin që ne kishim një histori të pabesueshme fitoresh kur quhej Depratamenti i Luftës”, u tha ai gazetarëve muajin e kaluar.

“Pastaj e ndërruam në Departamentin e Mbrojtjes”, tha ai.