“Mbështetja e turpshme e ministres serbe, Snezana Paunoviç, për spastrimin etnik në Kosovë është një njollë për Qeverinë e Serbisë”.
Kështu ka thënë deputetja britanike, Alicia Kearns, për deklaratën fashiste të Ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, Snezana Paunoviç, e cila tha se “po të isha Slobodan Millosheviç, do ta spastroja etnikisht Kosovën më 1998”.
“Njerëzit që sot janë në të tridhjetat i kujtojnë ende mizoritë e kryera ndaj tyre dhe familjeve të tyre nga forcat e Millosheviç-it”, shkroi Kearns në platformën X.
Ligjvënësja britanike theksoi se “asnjë përpjekje për të justifikuar – apo më keq, për të glorifikuar – këto krime nuk mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë”. “Kurrë mos harroni”, shtoi.
Për shkak të kësaj deklarate fashiste, ministrja serbe u shpall non-grata në Kosovë. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nënshkroi të martën vendimi ku i ndalohet përjetësisht Paunoviç-it hyrja në Kosovë.









