Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Marco Rubio ka thënë se Uashingtoni e “refuzon fuqishëm” planin e Francës për njohjen e shtetit palestinez, derisa administrate e Donald Trump njoftoi se nuk do të marrë pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara që tenton të arrijë një zgjidhje me dy shtete.

Me anë të një postimi në X, Rubio kritikoi “vendimin e pamatur” të Makronit, për të cilin ai thotë se “i shërben vetëm propagandës së Hamasit dhe e e lë mbrapa paqen”.

Më herët, Makron ka thënë se ai do të formalizojë vendimin e Francës që zyrtarisht ta njeh shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.

“Duke mbajtur përkushtimin historik për paqe të drejtë dhe afatgjatë në Lindje të Mesme, kam vendosur që Franca do ta njoh Shtetin e Palestinës,” shkroi Makron në X.

Së paku 142 shtete nga 193 antarë të OKB-së e njohin ose planifikojnë ta njohin shtetin e Palestinës. Por, fuqi të madhe perendimore,përfshirë SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë kanë refuzuar ta bëjnë një gjë të tillë.